Maqedonia e Veriut hap sot të gjithë kufijtë, por me disa kushte

17 Qershor 2020 | 05:53

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se sot do të hapen të gjitha vendkalimet kufitare, por që do të zbatohen disa rregulla për parandalimin e coronavirusit.

Sipas vendimit të marrë nga qeveria, personat që do hyjnë brenda Maqedonisë së Veriut të dorëzohet PCR test që është bërë brenda 72 orëve.

Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se personat që nuk do të paraqesin testin e COVID-19 do të qëndrojnë në karantinë për një periudhë 14 ditore, edhe nëse ata janë shtetas maqedonas.

Po ashtu, mbetet mundësia që qytetarët që janë në karantinë shtetërore dhe që duan të testohen me test PCR,  do t’u mundësohet në afat sa më të shkurtër nga ana e autoriteteve kompetente.

Prej disa ditësh me radhë Maqedonia e Veriut është përballur me numër të lartë të prekurish nga COVID-19 dhe viktimash. Deri tani 201 persona kanë humbur jetën nga virusi në Maqedoninë e Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026