Maqedonia e Veriut në periudhën më të keqe sa i përket gripit, 2880 raste në ditë
Maqedonia e Veriut po kalon periudhën më të vështirë të vitit sa i përket gripit. Në 7 ditët e fundit, janë regjistruar 2880 raste me viroza të stinës, ku kryesisht dominojnë moshat nga 15 deri në 64 vjeç. Nuk mungojnë as fëmijët,, ku një pjesë e tyre janë shtruar në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Për një javë në RMV janë raportuar 2,880 raste të të prekurve nga gripi ose virozat e stinës. Kjo shënon një ulje prej 5.1% krahasuar me javën e parë të Shkurtit, por një rritje prej 53.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska, njoftoi se grupi më i prekur nga gripi është ai mes moshës 15 deri në 64 vjeç, me 1,552 raste të regjistruara. Ndërsa 685 raste janë te fëmijët nga 5 deri në 14 vjeç ndërsa 317 raste te fëmijët nën 4 vjeç. Po ashtu, 272 persona mbi 65 vjeç janë diagnostikuar me grip javën e fundit.
“Vihet re një rritje e numrit të të prekurve nga viruset e ngjashme me gripin. Rezultatet e marra tregojnë se ka një përhapje të gjerë gjeografike të virusit, ndërsa përqindja e pozitivitetit ka qenë mbi 10% për pesë javë radhazi. Sipas të dhënave, Maqedonia ka një intensitet të lartë të virusit të gripit në këtë periudhë të vitit”,-tha Marija Andonovska, drejtoreshë e institutit për shëndetin publik në RMV.
Në Klinikën e sëmundjeve të frymëmarrjes, janë mbi 220 fëmijë në ditë që kërkojnë ndihmë mjekësore.
“Sipas analizave është e qartë se bëhet fjalë për grip. Pacientët vijnë me temperaturë, të plogësht dhe me probleme në pjesën e frymëmarrjes të cilat në rast komplikimi shkaktojnë edhe pneumoni dhe këto raste duhet të shtrohen në spital. Për momentin kemi 9 fëmijë të hospitalizuar me influencë por përveç gripit edhe foshnjat me virusin RSV i hospitalizojmë për shkak të mundësisë për komplikim”,-tha Katerina Boshkova, drejtoreshë e spitalit “Kozle”.
Sipas statistikave, Shkupi ka numrin më të lartë të të prekurve, me 692 raste, i ndjekur nga Strumica me 333 raste dhe Manastiri me 304 raste. Në qytetet e tjera, numri i të infektuarve është më i ulët. Në total, gjatë sezonit 2024/2025, në vend janë regjistruar 11,614 raste të gripit apo sëmundjeve të ngjashme me të.
Instituti për Shëndet Publik ka dhënë disa rekomandime për mbrojtjen nga gripi, duke përfshirë:
- Shmangia e grumbullimeve dhe ambienteve të mbushura me njerëz
- Mbajtja e distancës nga personat e infektuar
- Respektimi i masave higjienike dhe përdorimi i maskave kur është e nevojshme
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se po e monitorojnë situatën nëse ka nevojë për shpalljen e epidemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë