Maqedonia e Veriut nis fushatën e testimit për COVID-19 në shkolla
Në Maqedoninë e Veriut ka nisur testimi i nxënësve për COVID -19.
Rreth një muaj e gjysëm pas fillimit të shkollës me prani fizike 258 nxënës gjimnazistë dhe të shkollave fillore janë të parët që do t’u merren mostrat.
Nxënësit që kanë pranuar të jenë pjesë e testimit, thonë se duan që të jenë të sigurt për vete dhe shokët në mënyrë që edhe mësimin ta zhvillojnë pa frikë.
“Unë pranova ta bëj këtë skrining pasi që doja të di a janë të gjithë të sigurt që të mbahet edhe shkolla më sigur”, tha një nxënës.
“E bëj për shëndetin tim. Kam patur një shok të ngushtë të infektuar dhe duhej të rrija në izolim”, tha një tjetër.
Ekipet e Qendrës për shëndetit publik po shkojnë nga shkolla në shkollë për të marrë mostrat dhe ua tregojnë nxënësve rezultatet aty për aty.
Nëse ndonjë nxënës rezulton pozitiv, atëherë aktivizohen protokollet për izolim në hapësirë të veçantë në shkollë dhe njoftohen prindërit, por edhe institucionet shëndetësore.
“Kjo është shkolla e parë ku kemi nisur punën mirëpo duket që është organizuar shumë mirë. Kemi mirëkuptim edhe prej nxënësve. Me rëndësi është që këtu kemi edhe hapësirë të madhe, distancë mes nxënësve. Kemi dhe dy tre shkolla më të mëdha që duhet ti testojmë sot gjatë ditës. Ja e shihni që edhe rezultatet dalin menjëherë”, tha mikrobiologu Denis Jankullovski
Deri në fund të fushatës së testimit, pritet që të testohen mbi 8 mijë nxënës në nivel shteti dhe rezultatet pritet të jenë udhërrëfyes për organizimin e mëtejshëm të procesit arsimor.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë