Maqedonia e Veriut njeh bilanc pozitiv në betejën me COVID-19, bie numri i infektimeve

6 Gusht 2020 | 14:26

Maqedonia e Veriut ka identifikuar 113 raste të reja me COVID-19 nga kryerja e 1 543 testeve. Ndërkohë në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 6 persona.

Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se, 259 persona kanë lënë spitalin gjatë ditës së fundit pasi janë shëruar nga coronavirus.

Në total, Maqedonia e Veriut nga nisja e pandemisë ka kryer gati 110 mijë teste.

Më shumë se 11 mijë persona kanë rezultuar të infektuar prej të cilëve mbi 7 mijë janë shëruar tashmë.

Aktualisht numri i të prekurve nga COVID-19 është 3 402 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026