Maqedonia e Veriut përdor për herë të parë identifikimin elektronik në zgjedhje
Maqedonia e Veriut po bëhet gati për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Për herë të parë, gara mes partive, do të ketë edhe certifikimin nga pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve.
Por ky aparat ka edhe mekanizma të tjera për ta kontrolluar votuesin. Nëse nuk arrin që të evidentohet me shenjat e gishtërinjve ka edhe mënyrë për ta kontrolluar me numrin e tij personal apo me vendosjen e dokumentit personal të identifikimit.
Kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksandër Dashtevski i cili është i propozuar nga opozita maqedonase, beson se pajisja për identifikimin elektronik të qytetarëve do të mundësojë zgjedhje më të drejta dhe demokratike dhe do të pengojë votimin familjar apo mënyrat e tjera të mashtrimit gjatë votimit.
“Sigurisht se pa e provuar në zbatim nuk mund ta dimë sepse po e përdorim për herë të parë këtë teknike mirëpo besoj se do të shkojë mirë. Pajisjet do të jenë offline, dhe do të jenë të kyçura në prizë, por nëse ndalet rryma aparatet kanë bateri që punojnë deri në 12 orë”, shprehet Dashtevski.
Maqedonia e Veriut ka blerë nga një kompani gjermane 4 mijë pajisje për leximin e gishtërinjve. Prej tyre vetëm 3480 do të shfrytëzohen në po kaq vendvotime, ndërsa të tjerat do jenë zëvendësuese në rast të prishjes së ndonjë prej aparaturave.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë