Maqedonia e Veriut raporton 18 viktima nga COVID-19

6 Tetor 2021 | 19:21

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit raporton rritje të numrit të viktimave si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 18 qytetarë kanë vdekur, ndërsa nga kryerja e mbi 3 mijë testeve, 184 prej tyre janë konfirmuar pozitivë me coronavirus.

Autoritetet thonë se 387 pacientë të tjerë janë shëruar, duke e çuar shifrën në total në mbi 175 mijë, që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në gjithë vendin numërohen 10 819 raste aktive me COVID-19. Prej fillimit të pandemisë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur 6.758 pacientë, shumica prej tyre me sëmundje shoqëruese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026