Maqedonia e Veriut raporton 32 të vdekur nga COVID-19

24 Gusht 2021 | 20:25

Maqedonia e Veriut po përballet me një rritje të vrullshme të agresivitetit të pandemisë së COVID-19.

Autoritetet thonë se 32 persona kanë vdekur dhe mbi 1200 të tjerë janë infektuar me coronavirus në 24 orë.

Sipas të dhënave, ky është numri më i lartë i të vdekurve që nga marsi i këtij viti. Kryeqyteti i vendit regjistron 464 raste të reja, e ndjekur nga Tetova 177 dhe Gostivari 112 të infektuar.

Prej fillimit të pandemisë 5727 qytetarë kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është afro 12 mijë.

Ministria e Shëndetësisë u kërkon qytetarëve t’u drejtohen qendrave përkatëse, që të marrin vaksinën mbrojtëse ndaj COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026