Dështojnë negociatat për datën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut akoma nuk ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në takimin që përfundoi para rreth orës 21:00 mes presidentit Stevo Pendarovski dhe liderëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev e Hristijan Mickoski, nuk është arritur kompromisi.
Pavarësisht thirrjeve te presidentit të vendit para takimit për arritjen e marrëveshjes ditën e sotme. Ndërkohë vazhdon përkeqësimi i krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit vendi ka shënuar 164 të infektuar të rinj me COVID-19. Identifikimi i tyre është bërë nga kryerja e 1 045 teste, ku shumica janë në Shkup (85 raste), Kumanovë (24) dhe Tetovë (18).
Gjithashtu në 24 orët e fundit në RMV janë shënuar dhe dy viktima. Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë pacientja nga Shkupi (53 vjeçare) , e shtruar si i e dyshuar ndaj Covid-19 më 2 qershor dhe është konfirmuar pozitiv pas pranimit të saj.
Ndërsa në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një paciente (60 vjeçare), e cila ka qenë e shtruar si e dyshuar ndaj Covid-19 më 9 qershor. Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 12 pacientë të rikuperuar. Deri më tani, janë kryer gjithsej 41.049 testime të Covid-19 në vend.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë