Maqedonia e Veriut regjistron 13 viktima dhe 155 raste të reja me COVID-19

22 Nëntor 2021 | 19:21

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka regjistruar të hënën 13 viktima dhe 155 raste të reja të infektimit me COVID-19, pas testimit të 1,179 personave.

Nga të infektuarit, 113 janë në Shkup, ndërsa numër më i vogël është regjistruar në 13 qytete tjera.

Nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë regjistruar 212 mijë persona me COVID-19.

Prej tyre 7,449 e kanë humbur jetën ndërsa 8,290 raste janë aktive.

Për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa të reja shtrënguese.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për vaksinimin e popullatës, duke njoftuar se rreth 80 për qind e personave të shtruar në spitale janë të pavaksinuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë, deri më tani në Maqedoninë e Veriut është vaksinuar afër 40 për qind e popullatës apo rreth 818 mijë persona, shifër kjo larg pritjeve të institucioneve shëndetësore, të cilat kishin paralajmëruar vaksinimin e gjysmës së popullatës dy milionëshe deri në mesin e muajit tetor.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026