Maqedonia e Veriut regjistron 45 të vdekur nga Covid-19

3 Prill 2021 | 22:09

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut thotë se 45 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Gjatë orëve të fundit në vendin fqinj janë kryer 4 920 testime, ndërsa 1 394 prej tyre janë konfirmuar të prekur me coronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar me Covid-19 në RMV që nga fillimi i pandemisë  ka shkuar mbi 134 mijë, kurse 3905 kanë ndërruar jetë.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar në respektimin e masave kundër Covid-19.

Një tregues tjetër, i cili shihet si shqetësues mbi pandeminë është edhe numri i rasteve aktive. Rastet e tilla, që konfirmohen se kanë arritur në 21.553, janë të shpërhapura thuajse në pjesën dërrmuese të territorit të Maqedonisë së Veriut dhe kjo mbet një sfidë për autoritetet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026