Maqedonia e Veriut rrit numrin e testeve ditore për COVID-19
Maqedonia e Veriut është një nga vendet e rajonit që është goditur më rëndë nga COVID-19. Deri tani ka regjistruar 519 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy persona ndërsa janë zbuluar 155 raste të reja me coronavirus nga kryerja e 1 845 testeve.
Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se, 127 pacientë kanë lënë spitalin gjatë ditës së fundit pasi janë shëruar nga virusi.
Në total deri tani Maqedonia e Veriut ka kryer mbi 111 mijë teste, shifër e cila është shumë herë më e lartë në krahasim me Kosovën, Shqipërinë apo Malin e Zi.
Në krahasim me Shqipërinë dhe Kosovën, Maqedonia e Veriut kryen tre herë më shumë teste në ditë zbulimin e rasteve të reja me COVID-19.
Që nga nisja e pandemisë kanë rezultuar të infektuar 11 554 persona. Nga këta 7 607 janë shëruar ndërkohë që mbeten aktive 3 428 raste.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë