Maqedonia e Veriut shënon numër të lartë të infektimeve me COVID-19
1,964 të infektuar të ri me coronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa si pasojë e komplikimeve nga virusi humbën jetën 7 persona.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të rasteve me coronavirus për 51 për qind.
Varianti Omicron i coronavirusit është detektuar në 68 për qind të mostrave të analizuara në laboratorin i Virologjisë dhe Diagnostikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik.
Sipas të dhënave të këtij instituti, nga 3 deri më 9 janar, janë raportuar 946 raste të riinfektimeve me COVID-19, që është një rritje për 7 për qind krahasuar me një javë më parë.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se personat që nuk kanë asnjë simptomë edhe pse kanë dalë pozitivë me coronavirus, duhet të qëndrojnë në izolim për dhjetë ditë. Ndërkaq, të infektuarit që shfaqin simptoma duhet të izolohen për 21 ditë.
Por, personat e rinj që po dalin pozitivë, kryesisht nuk po kanë simptome.
Sipas të dhënave, deri më 10 janar në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 234,277 raste pozitive. Nga ky numër, 8,042 persona kanë vdekur, ndërkaq raste aktive janë mbi 10,000.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale