Maqedonia e Veriut teston mbi 1,300 persona, 182 dalin pozitivë me COVID-19

18 Qershor 2020 | 13:23

Prej 1 348 testeve të bëra në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 182 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. 6 persona kanë humbur jetën ndërsa 33 janë shëruar.

Kështu numri total i të infektuarve është 4664, i të shëruarve 1836, të vdekur 216 ndërsa numri i personave të sëmurë për momentin është 2612. 

Nga testimet e fundit, vetëm në Shkup janë zbuluar 107 raste të reja me coronavirus. Qyteti i dytë me numrin më të lartë mbetet Tetova, me 23 raste.

Deri tani, në total, në Maqedoninë e Veriut janë kryer gati 48 mijë teste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026