Mark Nika akuzon socialistët: Kanë faj, bënë kryetar bashkie gardistin vrasës

21 Janar 2023 | 23:08

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë në 21 janar, tha në emisionin Review në Euronews Albania, se krerët e Gardës kanë marrë urdhër nga Berisha e Basha për veprimet në 21 janar.

Nika u shpreh se Berisha jo vetëm e mbrojti, por madje e shpërbleu gardën. Faj sipas tij, ka edhe PS që bëri kryetar bashkie një nga gardistët e grupit të zjarrit në 21 janar.

“Le të thoshin Aleksin e vramë se bëri këtë faj, po vrasin dhe fshihen. Berisha e mbrojti gardën dhe e shpërbleu madje. Këtu gaboi edhe PS, se një nga gardistët e bëri kryetar bashkie. Nuk duhet t’i kishin bërë ato dhe ato duhet t’i korrigjojë vetë PS lëshimet që ka bërë duke shtruar rrugën që gardistët dhe vetë  policia, që i ka fshirë provat, dhe sot janë ngritur në përgjegjësi”, tha Nika.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026