Marrëdhënia me kolegët pozitive gjatë 2022, Keta: Efekt post-covid
Pedagogia Majlinda Keta, tha se marrëdhënia me kolegët ka qenë pozitive pas vitit 2022.
E ftuar në emisionin “Baromentri” në Euronews Albania, Keta mendon se Covid-19 ka ndikuar shumë tek sjelljet e njerëzve pasi dolën nga izolimi.
“Janë refleksione post-covid. Mos harroni që një vit përpara ne kemi qenë gjysma online. Ky ishte viti që dolëm në territor dhe kam bindjen se është refleksion i kësaj gjëje.”- tha ajo.
2022 ka rezultuar një vit i mirë për marrëdhëniet në shumë dimensione nga partnerët tek kolegët për shqiptarët, këtë e vërteton sondazhi i kryer nga Barometri në Euronews Albania.
Të pyetur se si i kanë pasur marrëdhëniet me partnerët e tyre, 78.1% e shqiptarëve janë përgjigjur se kanë patur marrëdhënie të mira dhe vetëm 3% jo të mira, ndërsa 4.8% e tyre kanë pasur marrëdhënie as të mira, as të këqija.
Grupmosha që ka pasur marrëdhënie më të mira me partnerin, është grupmosha 35-44 vjeç me 90.7%, pasuar nga 55-64 vjeçarët me 89.1%, 45-54 vjeçarët me 85.6%, 65-75 vjeçarët me 84.3%, 25-34 vjeçarët me 74.9 dhe më pak marrëdhënie të mira me partnerët kanë patur 18-24 vjeçarët me 37%.
Marëdhënie të mira, shqiptarët gjatë këtij viti kanë pasur edhe me miqtë dhe kolegët. 91.8% e tyre kanë shkuar mirë gjatë 2022 dhe vetëm 1.2% nuk kanë patur marrëdhënie të mira, ndërsa 6.6% kanë pasur marrëdhënie as të mira, as të këqija.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:16 Gruaja e Kryeministrit të Spanjës do të përballet me një gjyq, zbardhen dy akuzat ndaj saj
- 09:12 Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit