“Marrëveshja e Asociacionit s’ka kompetenca ekzekutive”, Edita Tahiri: Kurti e bëri kauzë për të fituar zgjedhjet
Një pikë kyçe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë për Balkan Talks në Euronews Albania, se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk parashikon kompetenca ekzekutive.
Sipas saj, duke parë ndjeshmërinë e qytetarëve, kjo çështje u përdor për kapital politik nga Kurti.
“Unë kam letrën e znj. Mogherini, që garanton se BE e lexon “Marrëveshjen e Asociacionit” si një Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Kryeministri Kurti e ka kthyer Asociacionin në kauzë dhe mbi atë kauzë ka fituar zgjedhjet në Kosovë”, tha znj.Tahiri.
Ajo vazhdon më tej duke thënë se marrëveshja për Asociacion nuk është në kundërshtimi me Kushtetutën e Kosovës.
“Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, po të ishte Gjykata Kushtetuese do e anulonte marrëveshjen. Formulimi nuk është në mospërputhje, por nuk është plotësisht në përputhje, shumë është e pak nuk është,” u shpreh ish-kryenegociatorja.
Ajo theksoi se z. Kurti gjendet në një situatë të vështirë, pasi nëse zbaton Asociacionin tradhton njerëzit që e kanë zgjedhur.
“Tani ai ka problem që të zbatojë Asociacionin edhe pse e di që është në pajtim me Kushtetutën dhe pa kompetenca. Unë mendoj së i takon qeverisë të tanishme bashkë me Kurtin, që ndërmjet “tradhtisë” me fituesit dhe “tradhtisë” së obligimeve ndërkombëtare të gjejë kompromisin, nëse do mund ta bëjë”, shprehet znj. Tahiri.
Ajo thotë se z. Kurti nuk duhet të pranojë bisedimet në Bruksel për Asociacionin sepse rikthimi në Bruksel është shkelje e marrëveshjes, pasi aty thotë që statuti bëhet në Kosovë.
“Tani ka disa tendenca nga Serbia që edhe BE e ka pranuar që të hapet marrëveshja e Asociacionit. Ka ardhur një dokument i BE-së në Kosovë, ku kërkojnë indirekt kompetenca ekzekutive. Për mendimin tim, Kurti nuk lejon të guxojë bisedime mbi Asocacionin në Bruksel, por duhet të thotë e zbatojmë në Kosovë me një bashkëpunim mes qeverisë dhe komunitetit serb”, përfundon znj. Tahiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)