Marrëveshja Kosovë-Danimarkë për të burgosurit, ngre shqetësime për transparencën

31 Maj 2025 | 15:16

Në maj të vitit të kaluar është miratuar në Kuvend të Kosovës, marrëveshja me Danimarkën për transferimin e 300 të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Gjilan. Organizata të të drejtave të njeriut dhe monitorues të institucioneve korrektuese, shprehin shqetësimin për mungesë transparence gjatë kësaj periudhe.

Ata thonë se ende nuk dihet se ku do të transferohen 200 të paraburgosurit që aktualisht ndodhen në këtë institucion.

Në raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut të Amnesty International një kapitull i kushtohet Kosovës.

Raporti përmend edhe marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të transferuar në Kosovë të burgosurit danezë në 300 qeli, duke theksuar konsultimet e kufizuara publike dhe hapësirën e pamjaftueshme në burg.

Fatmire Haliti, e cila është juriste në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thotë se nuk ka pasur asnjëherë diskutim publik lidhur me këtë marrëveshje.

Ajo thekson se nuk dihet se në cilat qendra korrektuese do të transferohen të paraburgosurit në Gjilan.Marrëveshja me Danimarkën është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në maj të vitit të kaluar. Por, gjatë kësaj kohe ka munguar transparenca, thotë Haliti për KosovaPress.

Lidhur me këtë, KosovaPress ka pritur një përgjigje nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala thotë se që nga fillimi e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje.

Shala ngre edhe shqetësimin e familjarëve, në rast se transferimi i të burgosurve vendor do të bëhet larg nga Gjilani.

Marrëveshja me Danimarkën, paraprakisht është nënshkruar në vitin 2022 për dhënien me qira të burgut në Gjilan.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026