Marrëveshja me Italinë/ Sazan Guri: Në Shqipëri do vijnë mbetje njerëzore
Ambientalisti Sazan Guri tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se pas marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni në Shqipëri do të vijnë mbetje njerëzore.
“Këta që do të vijnë janë meshkuj, me nevoja intime dhe biologjike normale, nuk janë familje, do të shoshiten në Lampedusa dhe ty do të vijë mbetja njerëzore. Vërtetë janë njerëz, po pse t’i shoshisi Meloni, le t’i sjelli direkt,” – u shpreh Guri.
Në këtë marrë veshje përcaktohet se shteti fqinj do të marr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër.
Në nenin 4 theksohet se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e emigrantëve. Kufiri maksimal i pritjes së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.
Gjithashtu Italia do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit, duke përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor dhe tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela