Marrëveshja për emigrantët me Italinë, reagon Rama: Do të vazhdojë për aq kohë sa vendi fqinj do të dojë

12 Maj 2026 | 18:05

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” për marrëveshjen me Italinë për refugjatët, duke u shprehur i prerë se pakti do të vazhdojë ‘për sa kohë vendi fqinj do të dojë.

Ku reagim i Ramës vjen në përgjigje të raportimeve mediatike dhe interpretimit të një deklarate të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, të cilat kryeministri i cilëson si të shtrembëruara. Ai ka sqaruar se qëndrimi zyrtar i Shqipërisë mbetet i pandryshuar dhe marrëveshja me Italinë do të vazhdojë të jetë në fuqi dhe nuk është në diskutim për t’u ndërprerë në mënyrë të njëanshme.

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Më lejoni ta ritheksoj qartë, dhe shpresoj përfundimisht, se protokolli ynë me Italinë do të vazhdojë të jetë në fuqi, për aq kohë sa Italia e dëshiron atë.”, është shprehur Rama, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes dy vendeve vijon normalisht dhe në respekt të marrëveshjes së nënshkruar.

Ndërkohë, edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar duke sqaruar se deklarata e tij në Bruksel është keqinterpretuar. Ai theksoi se nuk bëhej fjalë për një ndryshim qëndrimi, por për një përgjigje hipotetike në një pyetje gazetari lidhur me të ardhmen e protokollit pas përfundimit të afatit fillestar pesëvjeçar.

Sipas Hoxhës, komenti i tij lidhej me një reflektim në kontekst të mundësisë që Shqipëria në të ardhmen të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian, çka do të ndryshonte rrethanat institucionale të marrëveshjeve të tilla.

Ai shtoi gjithashtu se deklaratat e shkëputura nga konteksti shpesh krijojnë keqkuptime dhe narrativa të pasakta, të cilat nuk pasqyrojnë qëndrimet reale të qeverisë.

Një gazetar në Bruksel më pyeti nëse protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë do të rinovohej pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare.

Unë iu përgjigja duke thënë: “Nuk jam i sigurt, duke marrë parasysh se deri atëherë Shqipëria mund të jetë një shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe situata, rrjedhimisht, do të jetë ndryshe.”

Ka qenë kaq e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë për një vendim, por thjesht për një reflektim të çastit, të shprehur në mënyrë të sinqertë.

Kjo deklaratë nuk duhet në asnjë mënyrë të interpretohet si ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë lidhur me protokollin.

Fatkeqësisht, në botën e sotme, zhurma shpesh përhapet më shpejt sesa argumenti, logjika dhe konteksti.

Shprehje të shkëputura nga konteksti shndërrohen shumë shpesh në narrativa që nuk pasqyrojnë as thelbin e diskutimit dhe as qëndrimin real të qeverive“, shkruan Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026