Marrëvëshja PS-PD për Kodin Zgjedhor/ Ja çfarë mendojnë deputetët

25 Korrik 2024 | 13:02

Deputetët demokrat Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka janë pyetur jashtë ambienteve të parlamentit lidhur me marrëveshjen e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për reformën zgjedhore.

Alibeaj është treguar i ashpër në fjalët e tij ku tha se deputetët nuk duhet ti lëpihen kryetarëve ndaj duhen listat e hapura. Ai e ka cilësuar marrëveshjen si fundin e moralit politik dhe rënien e maskave.

“Mirë është që deputetët të mos lëpijnë atë që s’thuhet të kryetarëve. Ky është nderi që duhet ti bëjmë shqiptarëve. Sot do të shihni se kush do të lëpihet, sot ose nesër. Kjo tregon fundin e moralitetit politik dhe rënien e maskave, siç tha Flutura”, -tha Alibeaj.

Deputetja Açka tha se kjo marrëveshje ishte shumë tronditëse për të ndaj edhe u tërhoq nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

“Për mua është shumë tronditëse sepse kemi kaq kohë që themi, listat e hapura, tu japim një mundësi shqiptarëve që të zgjedhin vetë dhe në ditën e fundit, orën e fundit, mbyllen listat. Nëse do ishte Shqipëria një zonë listat e hapur, unë do konkurroja edhe vetëm. Po u hapën deri në momentin e fundit, do jem në garë e pavarur”,-tha Flutura Açka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026