Marrëveshja Rusi-Serbi, Berisha: Pse Edi Rama nuk shqipëroi asnjë fjalë kundër saj?
Kreu i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, foli dhe për marrëveshjen e firmosur mes Rusisë dhe Serbisë pak ditë më parë.
Ai theksoi se Kryeministri Edi Rama, nuk tha asnjë fjalë të vetme kundër kësaj marrëveshje.
“A nuk firmosi para fjalimit të Edi Ramës në OKB, Sergei Lavrov me ministrin e Jashtëm marrëveshjen për bashkëpunimin në politikën e jashtme mes Moskës dhe Beogradit.
A shqipëroi një fjalë të vetme Edi Rama kundër kësaj marrëveshje, e cila është komentuar gjerësisht në Europë. Marrëveshje që Serbisë po i kërkojnë shpjegime edhe në Uashington”- u shpreh Berisha.
Berisha tha se Rama të cilin e ka cilësuar si avokat i Vuçiç duhet të thotë se në interes është kjo marrëveshje.
“A mundet që ky avokati i Vuçiçit të na thojë pak, në interes të kujt është kjo marrëveshje, në një kohë kur i kërkohen sanksione ai firmos marrëveshjen për bashkëpunimin me Vuçiçin.
Çfarë duhet të bëjë ky më shumë ndaj shqiptarëve, që ne ta tolerojmë këtë. A ka ndonjë hap tjetër për të faktuar vasalitetin e tij ndaj Vuçiçit.
Ky mos njohjen e Kosovës e justifikon me qëndrimin që mban qeveria e Kosovës ndaj gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit nga Beogradi.
A mund ta bëjë, jo një shqiptar, por kurrë një udhëheqës i civilizuar këtë gjë. Ka ligje ndërkombëtare për krimet kundër njerëzimit’-nënvizoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit