Marrëveshja ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vuçiç i kthen sytë nga Orban

21 Mars 2025 | 08:20

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake  mes Shqipërisë Kosovës dhe Kroacisë pati reagime të shumta nga Serbia e cila tashmë është në përpjekje që të krijojë edhe ajo një aleancë ushtarake.

Mediat serbe shkruajnë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban janë gati të realizojnë një marrëveshje ushtarake mes dy shteteve. Të dy liderët njihen për miqësinë mes tyre dhe idetë që ndajnë lidhur me raportet me Rusinë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se nënshkrimi i memorandumit ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes është shkelje e marrëveshjes nënrajonale dhe shtoi se është pothuajse i bindur se NATO-ja as që ishte e informuar për këtë.

Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, tha se  ka biseduar për këtë dhe n Serbia do të marrë shpjegimin që kërkon. Sipas tij Aleanca Euroatlantike nuk ka qenë e informuar për këtë aleancë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026