“Marrëveshje finale me Serbinë”, Maliqi: Jemi të lodhur nga tensionet në veri
Analistja Afërdita Maliqi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se duhet një marrëveshje finale me Serbinë, pasi qytetarët kosovarë janë lodhur nga situata dhe tensionet e krijuara në veri të Mitrovicës.
Maliqi nënvizoi se pritet të këtë sërish trazira në veri të vendit, pasi situata atje nuk është e qetë.
“Unë e kam parashikuar që do të ketë trazira në momentin kur janë tërhequr policia dhe organet në veri të vendit. Situata në çdo moment mund të tensionohet. Situata nuk është e qetë dhe nuk është e mirë. Është investuar shumë nga organet në Kosovë dhe ndërkombëtarët që të serbët në veri të Kosovës të integrohen.
Ata që monitorohen nga Beogradi janë në gjendje kurdo. Jemi lodhur si popull ne me trazira. Të gjithë e dimë se çështja në veri është çështje politike. Jemi lodhur nga veriu duhet të zgjidhet njëherë e mirë çështja me Serbinë. Na duhet një marrëveshje finale me Serbinë”, u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë