Masa e sigurisë, Berisha: SPAK mbajti peng vendimin për arrestim bosëve të drogës

2 Qershor 2025 | 10:24

Kreu i PD, Sali Berisha, ishte edhe këtë të hënë në SPAK në lidhje me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndërsa para ambienteve të kësaj godine ndodheshin dhe disa mbështetës të tij.

Ai qëndroi për 5 minuta në SPAK dhe në dalje dha një deklaratë për mediat ku bëri akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e etiketuar atë si “Altin Troplini”, pasi sipas tij Dumani ka mbajtur për 22 ditë fletën e arrestimit për grupin e goditur nga Italia dhe SPAK-u.

“Kjo zyrë shteti, që paguhet me pagat më të larta në Ballkan, paguhet 7 mijë euro prokurori për metitën e veçantë që komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelë. Do të shpallet seksioni i kartelit ‘Troplini’. Do të shpallet seksioni i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Në shënimin që i lashë “Altin Troplinit” e informova se sot e tutje do ta quajmë “Altin Troplini”, kjo për arsye të forta ligjore, sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm dhe fuqishëm në Europë mbajti në zyrën e tij për 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestimin e Troplinit apo Pojave, sepse ashtu quhet ky kartel droge. Jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e dërgoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet e tyre, dhe sot janë të lirë, duke kontrolluar nga vendodhjet e tyre portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës. Për këtë arsye unë i lashë këtë shënim”, tha Berisha.

Shënimi që la Berisha dhe e lexoi:

“Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh të drogës në Europë, kartelit Troplini, Altin Dumani do të regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do të ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në ‘Altin Troplini’”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026