Masa ekstreme në Serbi, policia ndalon hyrje-daljet në hotelin e Kombëtares
Policia serbe ka vendosur që askush të mos hyjë dhe dalë nga hoteli ku qëndron Kombëtarja shqiptare, pavarësisht akreditimit.
Madje as stafi dhe lojtarët; i vetmi që ka mundur të dalë është presidenti i FSHF-së. Madje, as për të filmuar policët në hyrje të hotelit nuk lejohet.
Sipas raportimit të gazetarit të Euronews Albania, Enriko Gaba, nga qyteti i Nishit, masat e sigurisë janë shumë të rrepta si pjesë e një plani të organizuar nga Federata Serbe e Futbollit dhe Policia Serbe, me qëllim garantimin e sigurisë.
“Ne kemi ardhur në Nish, pas shpinës sime është hoteli i Kombëtares shqiptare. Të gjitha hyrjet e këtij hoteli ishin të bllokuara, nuk jemi lejuar të kryejmë filmime për shkak të masave të policisë. Asnjë person nuk ka të drejtë të hyjë brenda rrethimit të hotelit. Edhe Duka, kur ka lëvizur, është shoqëruar nga forcat e policisë. Në orën 18:30 Kombëtarja shqiptare do të niset drejt stadiumit, ku do të shoqërohet nga policia deri në hyrje të stadiumit, ku edhe aty siguria do të jetë maksimale, me kontrolle në të gjithë zonën. Atmosfera është pozitive në kampin kuqezi. Është një nga ndeshjet më të vështira në këtë fushatë të kualifikueseve të Kupës së Botës,” tha ai.
Kujtojmë që sot në mbrëmje Kombëtarja përballet me Serbinë në stadiumin e Leskovacit, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)