Masa ndaj protestuesve, avokati: Vendimi i Gjykatës i paligjshëm, tubimi ishte spontan derisa nuk ka një udhëheqës
Familjarët dhe avokatët e të arrestuarve për protestat e ditëve në fundit akuzojnë policinë për ndalime të paligjshme. Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 59 protestuesit e vënë në pranga në kryeqytet për kundërshtim e goditje të policisë, pengim qarkullimi si dhe shkatërrim prone
Avokati Boiken Bendo tha për Euronews Albania se protestat e mbajtura ditëve të fundit u përgjigjen plotësisht kritereve ligjore, duke qenë se e liria e tubimit është përcaktuar si e drejtë themelore e çdo individi dhe shihet si e drejtë jo privilegj.
Sipas tij, shteti duhet të mbrojë të drejtën e njerëzve që e ushtrojnë paqësisht këtë liri për të tubuar.
Lidhur me rastin konkret, avokati shpjegoi se veprimtaria e nuk përbën një tubim të organizuar, ndaj nuk kërkon një leje të posaçme.
“Është një organizim spontan derisa nuk ka një udhëheqës. Sa kohë nuk kërkohet një leje e posaçme nuk jemi në kushtet kur çdo pjesëmarrës që ka shprehur bindjet e tij në raport me aspekte të ndryshme të veprimtarisë shtetërore nuk ka marrë pjesë aktivisht në një tubim të paligjshëm. Ndaj akuzat janë të pabaza dhe të paligjshme.
Janë absurde pretendimet e ngritura mbi supozime. Ndaj sa kohë mungojnë provat, s’mund të konsiderohen të ligjshme vendimet e marra nga gjykata”, tha avokati.
Sipas avokatit pretendimi i ngritur nga policia lidhur me shkelje të ligjit për pandeminë nga ana e protestuesve, z. Bendo u shpreh se ky ndalim që bëhet është i pakufizuar në kohë dhe si i tillë përbën mohim të të drejtës për të tubuar.
“Në këtë kuptim ky kufizim i policisë është në vetvete mohim i të drejtës për tubim, në një kohë që kushtetuta e thotë haptas që nuk mohohen, por kufizohen në mënyrë të përkohshme. Qëllimi i referuar nga ana e policisë nuk është qëllim i ligjshëm”, tha avokati.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk