Masa për pensionistët që preken nga rënia e €? Ministrja e Financave shpjegon skemën

4 Korrik 2023 | 21:34

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj foli në lidhje me zhvlerësimin e euros në vendin tonë.

E pyetur për masat që do të marrin për pensionistët, ajo theksoi se nuk mund të marrin masa për për subvencionimin e disa  kategorive në nevojë për efektet e kursit që janë momentale.

“Ajo  që kemi bërë për bizneset është një shtyrje për këstet e fitimit të parapagimit për bizneset, duke konsideruar faktin që këtë vit këto subjekte nuk do dalin me fitim. Fleksibiliteti i kurseve të këmbimit është një politikë që është zgjedhur nga banka e Shqipërisë që ka qenë shumë efektive dhe na ka ndihmuar në përballimin e krizave  gjatë gjithë viteve të fundit ku ekonomia jonë është ndikuar nga tërmeti, pandemia dhe rritja e çmimeve kohëve të fundit. Nuk mundet që ne të marrim masa  për subvencionimin e disa  kategorive në nevojë për efektet e kursit që ne gjykojmë se janë ndikime natyrale të zhvillimit ekonomik dhe nuk janë ndikime të një momenti dhe jo të një krize. Kursi do të stabilizohet në një nivel më të ulët se sa mesatarja që ka qenë në dy tre vitet e fundit”- tha Ibrahimaj, në një intervistë për “Noë” në Euroneës Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026