“Masakër” në Shkodër, policia vret disa qen gjatë operacionit policor

15 Janar 2024 | 22:09

Dhjetëra forca policie dhe FNSH të Shkodrës kanë bastisur një banesë në orët e para të mëngjesit të se hënës në fshatin Shtoj i vjetër.

Sipas burimeve ata kanë ushtruar kontroll në orën 05:00 në banesën e shtetasit Eliger Hato i cili është vëllai i Eljon Hatos një emër i njohur për drejtësinë dhe lidhjet me Ervis Martinaj.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, duket që forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë vrarë disa qen të shtëpisë gjatë kontrollit të banesës.

Objekt i kontrollit, sipas burimeve, ka qenë kapja e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim nga SPAK. Por çuditërisht kontrollet ushtrohen në banesën e vëllait të tij i cili s’ka lidhje me aktivitetin e të vëllait.

Pamjet e qëllimit me arme drejt qenve qe mesa kuptohet i janë vërsulur punonjësve të policisë janë tejet te renda te pa transmetueshme.

Sipas informacioneve ky është kontrolli i disatë që behet ne banesën e vëllait të Eljon Hatos. Ndërkohë burime nga policia thonë se ndërhyrja është e bazuar ne ligj megjithëse kafshët e pafajshme nuk kishin asnjë përgjegjësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026