Masakra e Lushnjës, Orges Bilbili kërkon pafajësinë

1 Qershor 2022 | 10:41

Orges Bilbili, i dënuar me burg për jetë nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë, i është drejtuar Apelit të Posaçëm me kërkesë për pafajësi.

Bilbili dhe Anterio Kaloshi u shpallën fajtor nga Gjykata për vrasjen Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave.

Ndërkohë, Bilbili mori pafajësi për dyshimet se ishte përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit.

Orges Bilbili u arrestua më 10 prill të vitit 2020 në Tiranë. Ai ishte i armatosur dhe ka dyshime se po përgatitjes për të kryer një vrasje.

Për kapjen e Bilbilit, policia kishte vendosur një shpërblim financiar prej 50 mijë euro, për këdo që jepte informacion të saktë për këtë shtetas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026