Masakra me 3 viktima në Memaliaj, kontrolle në 30 banesa dhe 27 të shoqëruar
Pas masakrës së të shtunës në mbrëmje me 3 viktima dhe një të plagosur në Memaliaj, Policia po ushtron kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gazetari i Euronews Albania, Blerin Kore, ka deklaruar se lidhur me ngjarjen janë zhvilluar kontrolle në 30 banesa dhe janë shoqëruar 27 persona, të cilët janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë ai tha gjithashtu se kontrolle janë zhvilluar edhe në akset kryesore të rrugëve në Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat.
“Policia dhe forcat RENEA vijojnë kontrollet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të masakrës në Memaliaj. Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin. Janë rreth 30 shtëpi që janë kontrolluar në zona të ndryshme të vendit, ndërkohë që janë 27 persona të shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës.
Ndërkohë vijojnë kontrollet në zonat e Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Fierit në lidhje me mundësinë e personave që mund të lëvizin në këto zona, ku po vëzhgohet çdo automjet për identifikimin e personave të implikuar.
Policia nuk ka persona të identifikuar zyrtarisht si autorë të kësaj ngjarjeje. Të 27 personat e shoqëruar, pasi janë marrë në pyetje janë liruar sërish. Po kontrollohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes”, tha Kore.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:23 Shpërthime në ishujt strategjikë të Iranit, vijon përshkallëzimi me SHBA-në
- 21:21 Anija cisternë norvegjeze sulmohet pranë Omanit, zjarri përfshin dhomën e motorëve
- 21:19 Irani paralajmëron se asnjë pikë nafte nuk do të largohet nga rajoni, teksa SHBA-të sulmojnë përsëri
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur