Masakra në Klos, Leki: Vajzën e ka kapluar frika, rrjetet sociale po dëmtojnë rininë
Psikologia Marsela Leki, ka komentuar tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në Klos, ku humbën jetën tre persona.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo u shpreh se nëse do të ishte kërkuar ndihma e psikologut dhe nëse rasti do ishte denoncuar në polici, masakra do të shmangej.
Më tej ajo u shpreh se e mitura e cila dyshohet të jetë dhe ‘molla e sherrit’ është kapluar nga frika dhe nuk ka pasur guximin të flasë për të treguar nëse shantazhohet apo se po flet me dikë.
“Jam e bindur se nëse do ishte kërkuar ndihma e psikologut në shkollë do të kishte një neutralizim të situatës.
Adoleshenten e ka kapluar dhe frika e mentalitetit, frika e familjarëve, e komunitetit, shkollave e shumë gjërave të tjera. Kemi parë raste që janë shantazhuar nëpërmjet rrjeteve sociale, por në këtë rast vajzën e ka kapluar frika dhe nuk ka pasur guximin të reagojë për asnjë lloj situatë, as se është e shtantazhuar, as se është e dashuruar dhe as se ka një lidhje”- theksoi ajo.
E pyetur se si mund të parandalohen ngjarje të tilla, psikologia theksoi: Pikësëpari ne duhet të kulturojmë familjet, duhet të hiqet mentaliteti dhe kultura patriarkale që ne na ka mbetur akoma. Të kishte ndodhur kjo në një vend europian kjo nuk kishte shanse që të ndodhte. Nëna duhet të jetë më e lidhur me vajzën. Nuk e kuptoj një vajzë 16-17 vjeçe me rrjete sociale. Vajzat dhe djemtë kanë dy tre profile në rrjetet sociale, rinia po i jep më shumë përparësi rrjeteve sociale, sesa jetës së tyre të përditshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut