Masakra në Odesa, shkëmbim akuzash Kiev-Moskë
Ukraina ka shpërthyer në akuza ndaj Rusisë pas sulmit me raketa në Odesa, që vrau 21 civilë dhe la të plagosur 30 të tjerë. Bombardimi ndodhi në orët e para të së premtes dhe goditi një apartament dhe dy qendra argëtimi.
Kievi deklaroi se bëhet fjalë për një hakmarrje të trupave ruse pas dëbimit të tyre nga Ishulli i Gjarprit, kontrolli i të cilit ishte jetik për të sulmuar qytetin-port të Odesës. Përgjigjja e Moskës nuk vonoi. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov bëri këtë deklaratë:
“Forcat e armatosura të Federatës Ruse nuk kanë sulmuar objektiva civile gjatë operacionit special ushtarak”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
Peskov shtoi se ushtria ruse ka vënë në shënjestër magazina me municione luftarake dhe qendra për stërvitjen e mercenarëve.
Ndërkohë, trupat ruse po përpiqen të rrethojnë tërësisht Lisiçanskun, bastioni i fundit ukrainas në rajonin e Luhanskut. Atje po zhvillohen luftime të ashpra në zonën e rafinerisë, të cilën njësitet ruse thuhet se e kanë pjesërisht nën kontroll.
Nga ana tjetër, forcat ukrainase po përpiqen të bindin banorët e mbetur që të largohen, pasi territori do të kthehet shumë shpejt në një zonë lufte dhe prej javësh ka qenë pa ujë dhe elektricitet.
Një familje ka vendosur të vuajë bombardimet për javë të tëra e strehuar në një bodrum. Kryetari i familjes mbeti i vrarë gjatë një prej sulmeve dhe u varros në oborrin e shtëpisë. Ka ende banorë që nuk duan të largohen, por të tjerë nuk mund të qëndrojnë më gjatë.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona