Masat ndëshkuese të BE-së i kushtuan Kosovës mbi 600 milionë euro

26 Maj 2025 | 14:25

Kosova vazhdon të përballet me pasoja të rënda financiare dhe zhvillimore si rezultat i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, të vendosura që nga qershori i vitit 2023. Kështu u bë e ditur në raportin më të ri të Institutit GAP, me titull “Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës”.

Sipas raportit, rreth 613.4 milionë euro në projekte janë pezulluar ose shtyrë për një afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur përfundimisht për shkak të kalimit të afateve për fillimin e procedurave për projektet përkatëse.

Masat ndëshkuese kanë ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet dypalëshe BE–Kosovë, duke ndalur proceset e rëndësishme si ndërprerja e punës në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) deri në maj të vitit 2025, pezullimi i fondeve nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA), mos-shqyrtimi i propozimeve të Kosovës në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), mospjesëmarrja në ngjarje të nivelit të lartë, përveç atyre që lidhen me situatën në veri dhe integrimin rajonal.

Raporti thekson se masat e BE-së kanë goditur më së shumti fushat me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit: mjedisi 350.7 milionë euro, energjia 114.4 milionë euro, digjitalizimi 57 milionë euro, kultura 15 milionë euro.

Nga shuma totale e ndikuar, rreth 218 milionë euro janë projekte të mbështetura përmes IPA II dhe IPA III, ndërsa 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të ËBIF. Financimi ishte parashikuar të bëhej përmes granteve dhe kredive, përfshirë rreth 421 milionë euro nga BE-ja, 162 milionë euro nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe 31 milionë euro vetëfinancim.

Humbje për rritje dhe mirëqenie

GAP thekson se këto pezullime dhe vonesa përkthehen në humbje të mundësive për rritje ekonomike, përmirësim të mirëqenies së qytetarëve dhe dëmtojnë perspektivën e integrimit evropian të Kosovës.

“Qëllimi i këtij raporti është të ofrojë një pasqyrë të mbështetjes financiare që Kosova ka marrë nga BE dhe të analizojë ndikimin e masave ndëshkuese, duke evidentuar humbjet dhe pasojat zhvillimore që kanë rezultuar nga pezullimi i projekteve dhe fondeve”, thuhet në publikimin e GAP.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026