Masat për deklarimin e pasurisë, ILDKPI ndëshkon me gjobë 33 zyrtarë të lartë të administratës
33 zyrtarë të nivelit të lartë janë ndëshkuar me gjobë nga ILDKPKI për shkak të parregullsive në deklarimin e pasurisë.
Të dhënat u bën me dije nga kryetarja e këtij institucioni, Evgjeni Bashari gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.
Gjatë vitit 2020, 33 zyrtarë të nivelit të lartë në administratën shtetërore u ndëshkuan me gjobë për shkak të parregullsive në deklarimin e pasurive. Deklaratën e bëri kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Evgjeni Bashari gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ligjeve, e cila shtoi se përparësi ka pasur edhe zbatimi i ligjit të sinjalizuesve.
“ILDKPI ka mbështetur procesin reformues të sistemit të Drejtësisë. Është konsoliduar bashkëpunimi institucional. Janë referuar pranë prokurorisë, strukturave të policisë, strukturave të hetimi tatimor të shtetit rreth 72 raste dhe janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. ILDKPI ka bashkëpunuar me partnerët vendas, për zbatimin ligjin e sinjalizimit, konkretisht janë trajnuar 163 anëtare. Jemi të angazhuar të përmbushim sfidat për të ardhmen”, deklaroi Evagjeli Bashari.
Bashari theksoi se gjatë vitit të shkuar ILDKPKI kishte në fokus të punës së saj zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit dhe mbështetjen e organeve të reja të drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i SPAK, Kraja raporton në KLP: 28 hetuesit e parë të BKH nisin nga puna në gusht
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti