Masat për Matën dhe Breçanin, përgjimet që çuan në hetim grupin kriminal (Akuzat)

21 Nëntor 2023 | 09:53

SPAK lëshoi mbrëmjen e të hënës 11 urdhër-arreste, në kuadër të hetimeve për një grup të strukturuar  kriminal, ku janë ekzekutuar vetëm katër prej tyre.

Mbi 11 të dyshuarit janë ngritur akuza për “Pastrim parash”, “Grup i strukturuat kriminal”, “Trafik dorge”, “Sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “Shpërdorim detyre” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati bën me dije se lëshimi i urdhër-arresteve erdhi pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC“.

“Operacioni i radhës i Prokurorisë së Posaçme vjen në kuadër të zbardhjet së transkiptimeve të ardhura nga autoritetet franceze mbi zbërthimin e rrjetit të enkriptuar Sky Ecc.

Në kuadër të këtyre hetimeve një prej këtyre fraksioneve ka çuar në zbërthimin e këtij grupi të dyshuar kriminal në përbërje të të cilit kanë qenë ish-zyrtarë të lartë policor, oficer aktual dhe pjesëtarë të krimit të organizuar.

Hetimet për grupi kriminal janë duke nisur nga “Trafiku i drogës”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, “Pastrim parash” dhe akuza të tjera si “Shpërdorimi i detyrës””, tha Ferati.

Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe është shpallur në kërkim djali i tij Eralbi Breçani,cilët akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Pastrim parash”.

Po ashtu, është arrestuar edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra penale, një prej të cilave dyshohet se është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.

Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me, Ervis Martinaj.

Të arrestuar

  • Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës
  • Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6
  • Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
  • Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës

Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)

  • Besmir Mustafi
  • Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
  • Ervin Mata
  • Besmir Murati
  • Artan Sulejmani
  • Albert Prenga
  • Bajram Gerbova

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në...
16:18 | 04/07/2026

I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Erjon Llapushi, i dënuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku pas ngjarjes së ndodhur në tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit, ka...
15:40 | 04/07/2026

Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i...
15:14 | 04/07/2026