“Mashtron opinionin”, Prençi përplaset me zv. ministrin e Bujqësisë: Ti nuk lexon
Shemsi Prençi, ish-drejtor i Emergjencave Civile u përplas në “Now me Erla Mëhillin” me zv. ministrin e Bujqësisë, Arian Jaupllari sa i takon situatës së krijuar nga përmbytjet.
Prençi akuzoi Jaupllarin se s’ka lexuar as vendimin e qeverisë që një hidrovor duhet të ketë furnizim me energji elektrike nga dy a më shumë linja.
Ai tha se përveç kësaj duhet të ketë dhe burim energjie alternative, pra gjenerator, koment që nxiti reagimin e Jaupllarit i cili e pyeti se përse nuk e ka vënë ai në kohën që ishte në detyrë.
I gjithë debati u nxit nga deklarata e Prençit se gjatë kësaj kohe hidrovoret nuk kanë punuar. Sipas tij ka qenë vetë ministrja dhe prefektja e Shkodrës që deklaruan se bënë të mundur rikthimin në punë të hidrovoreve sepse prej 24 orësh kishte mungesë të energjisë elektrike.
Një koment i tillë nuk u pranua nga Jaupllari i cili tha se bëhet fjalë për dezinformim dhe hidrovoret nuk kanë ndaluar punën në asnjë moment.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 13:46 Vala e re e të nxehtit godet Francën, skena kaosi dhe përleshje në supermarkete për kondicionerë (VIDEO)
- 13:25 Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 13:17 Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative
- 13:16 Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri
- 13:06 Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
- 12:59 PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës