Mashtronte klientët me gjyqe fiktive, Prokuroria Fier çon në gjyq avokaten
Prokuroria Fier ka dërguar në gjyq shtetasen A.B., e cila në cilësinë e avokates mashtroi disa persona duke u marrë shuma monetare pa hapur asnjë proces gjyqësor
Shtetasja A.B. akuzohet për veprën penale ‘Mashtrimi’ më shumë se një herë.
“Nga hetimet, pas denoncimeve të bëra nga shtetas të ndryshëm, rezultoi se e pandehura A.B. në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet administrative apo procedurale të pretenduara prej saj.
Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin. Kjo mënyrë veprimi nga e pandehura është përdorur edhe në raste të tjera dhe përgjithësisht të dëmtuarit identifikoheshin shtetas të cilët jetonin jashtë territorit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre”, bën me dije Prokuroria Fier.
Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka dërguar për gjykim të pandehurën A.B për veprën penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të viktimave A.S, K.S, O.Sh dhe të veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh, dhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)