Mateo Renzi në Euronews: Liderët politikë nuk arrestohen, demokracia matet me votë
Ish-kryeministri Mateo Renzi komentoi në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania Thimi Samarxhiu, arrestimet e fundit të zyrtarëve të lartë të Shqipëri, përfshirë ish-presidentin Ilir Meta dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sipas tij, liderët politikë nuk duhet të arrestohen dhe në një shtet demokratik liderët ballafaqohen në zgjedhje, jo në gjykatë
“Unë e mendoj kështu, kundërshtarët politikë, liderët politikë, nuk duhet të arrestohen. Sepse, është e qartë, në qoftë se një lider politik vret një njeri, në qoftë se unë vij këtu dhe nxjerr një pistoletë, është e drejtë që unë të arrestohem. Në qoftë se mua më kapin në shtëpi, me kallëpë floriri, me qindra mijëra Euro, atëherë… Por në demokraci, liderët politikë ballafaqohen me njëri-tjetrin, në zgjedhje, dhe jo në gjykatë. Ndodhi në Shqipëri arrestimi, ndodhi dhe ndodhi në një mënyrë të shëmtuar, në mes të rrugës, duke bllokuar makinat, duke e marrë prej andej ish-Presidentin. Ka ndodhur tani, edhe në Turqi, Kryetari i Bashkisë së Stambollit u arrestua…Po, edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ose edhe liderë partish, gjë për të cilën unë nuk jam dakord. Për shembull, në Rumani, është një kandidat filorus, unë nuk jam filorus, unë nuk do të votoja kurrë për atë kandidat, por është diçka e shëmtuar kur arrestohen liderët politikë, sepse demokracia matet te kutitë e votimit. Pastaj thashë, në qoftë se ju më gjeni me pistoletë në dorë, duke vrarë dikë… atëherë duhej të më arrestojnë, por kjo është tjetër gjë”, tha Renzi.
LEXONI GJITHASHTU:
- A do ta ndihmojë Meloni Ramën në zgjedhje? Renzi: Kë ka mbështetur i ka sjellë ters
- “Burg italian në Shqipëri”, Renzi në Euronews: Ç’do ndodhë me kampin e Gjadrit
“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia