Matura Shtetërore/ Sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës, rregullat

3 Qershor 2025 | 08:00

Të martën, më 3 qershor, rreth 27 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, i cili këtë vit fillon me testin për gjuhën e huaj.

Provimi do të zhvillohet në rreth 145 qendra provimi, ku çdo qendër administrohet nga përgjegjës administrimi dhe administratorë të caktuar për secilin ambient provimi.

Mbi 640 mësues janë angazhuar për korrigjimin e testeve, të cilat do të zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në rregulloren zyrtare të Maturës Shtetërore 2025.

Ky vit shënon edhe një risi, pasi Ministria e Arsimit dhe Sportit ka siguruar teste të personalizuara për maturantët me aftësi speciale, në përpjekje për të garantuar një trajtim të barabartë për të gjithë.

Kalendari i provimeve vazhdon më 10 qershor me testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 17 qershor me Matematikën dhe më 24 qershor me provimin me zgjedhje.

Nxënësit duhet të jenë prezentë në ambientet e shkollës në orën 08:30, ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Rregullat kryesore gjatë provimeve:

  • Nxënësit duhet të paraqiten me mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
  • Duhet të kenë me vete 2 stilolapsa, vizore të vogël dhe makinë llogaritëse të thjeshtë.
  • Veshja duhet të jetë uniforme shkollore; në mungesë të saj, e lejueshme është bluzë dhe xhinse.
  • Është e ndaluar strikt përdorimi i telefonave celularë dhe orëve smart gjatë provimit.
  • Nxënësit duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë vetëm dhe të firmosin në fillim dhe në fund të testit.
  • Nuk lejohet largimi para përfundimit të kohës së provimit në 12:30.
  • Sjellje korrekte dhe vëmendje janë të detyrueshme gjatë gjithë kohës së testimit.

Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve të jenë të përgatitur dhe të respektojnë rregullat për të garantuar një proces të rregullt dhe të drejtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap duke shitur lëndë narkotike të ndara në doza. Sipas raportimeve të policisë,...
11:50 | 24/07/2026

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të...
11:39 | 24/07/2026

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026