Mavros: Nga kriza energjetike ka edhe përfitues, i takon qeverisë të marrë masa
Presidenti i MRB, Dimitris Mavros deklaroi se sondazhi i “Barometrit” në Euronews Albania, mund t’i japë informacione qeverisë dhe vendimarrëse, për të kuptuar se çfarë po ndodh në vend, sa i takon situatës së krizës energjitike.
Mavros, duke iu referuar sondazhit, u shpreh se nuk është një situatë e zakonshme që familjet të ngrohen nëpërmjet sobave dhe druve.
Ai u shpreh se nga faza e inflacionit mund të kalohet në atë të përfitimit dhe shtoi se qeveria duhet të tregohet e kujdesshme.
“Nuk është një situatë e zakonshme që familjet të ngrohen nëpërmjet sobave dhe druve. Normalisht, ata përdorin ngrohësat elektrike apo kondicionerë. Kjo,. në një farë mënyrë jep fleksibilitet përsa i përket pavarësisë se si i ngrohni shtëpitë. Të gjithë e dinë, janë të ndërgjegjshëm që ka një krizë, por që nuk po i prek jetët e tyre.
Ky sondazh, nëse do të shohim edhe pyetjet e mëpasshme mund t’u japë informacione qeverisë dhe vendimarrësve, apo edhe ndikuese për t’i ndihmuar njerëzit që të kuptojnë se çfarë ndodh në vendin e tyre. Çmimet nuk janë vetem inflacioniste, janë më shumë se kaq. Ky është armiku kryesor. Në Greqi, nëse i pyesim njerëzit nëse jemi në fazën e inflacionit apo përfitmit, thonë që kemi kaluar në fazën e përfitimit. I takon qeverisë që të marrë masa, përfitimi është diçka që ka të bëjë me aftësinë e qeverisë për të gjurmuar çmimin “, theksoi ai.
Pavarësisht diskutimit për të vënë në fuqi fashën 800 KW orë mbi konsumatorët familjarë, shqiptarët ende nuk kanë informacion të saktë se si do të përkthehet në vlerë financiare kjo fashë konsumi.
Vetëm 18.3 % e tyre janë përgjigjur saktë pyetjes së Barometrit “a e dini ju sa lekë duhet të paguajë një familje nëse harxhon 800 KW?”. Kjo përqindje është përgjigjur saktë, që përkon me vlerën reale të faturës 800 KW, që është 9.1 deri në 10 mijë lekë të reja.
Në përgjigjet e kësaj pyetjeje, bën përshtypje se 44.1 % janë përgjigjur “nuk e di”. Ndërsa 4.3 % mendojnë që 800 KW është e barazvlefshme me 10.1 deri në 11 mijë lekë të reja, 14.9 % mendojnë që 800 KW është e barazvlefshme me 8.1 deri në 9 mijë lekë të reja.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste