Mbahen zgjedhjet në disa degë të PD. Rezultatet në Përmet dhe Tepelenë, Kolonjë e Maliq
Janë zhvilluar këtë të diel zgjedhjet për kryetarët e degëve lokale të Partia Demokratike në Kolonjë ,Maliq, Përmet dhe Tepelenë.
Në degën e Maliqit garoi kryetari aktual Nevion Kodrasi, i cili siguroi fitoren me 458 vota, përballë rivalit të tij Jani Rovani, që mori 139 vota.
Ndërkohë, në Kolonjë, drejtimin e degës së PD do ta marrë Viktor Duro, i cili arriti të fitojë votëbesimin e 124 anëtarëve, ndërsa Nikolla Papajani mori 80 vota.
Procesi zgjedhor ka vijuar edhe në zona të tjera të vendit.
Në Përmet, Arson Lipe është rizgjedhur kryetar i degës së PD-së, pas një gare me Roland Bonjon.
Po ashtu, në Tepelenë, Malo Sadikaj është konfirmuar sërish në krye të degës, duke fituar ndaj kandidatëve Sevo Mici dhe Laviola Guma.
Më herët zgjedhjet janë zhvilluar edhe në Devoll, ndërsa më 29 prill pritet të mbahen zgjedhjet për degën e Gjirokastër dhe më 3 maj për degën e Korçë.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë