Mbahet mesha e veçantë për shëndetin e Janullatos në ditën e emrit të tij

22 Janar 2025 | 16:02

Në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, dhjetëra besimtarë ortodoksë u mblodhën të enjten për një liturgji hyjnore të veçantë, ku u lutën për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.

Ceremonia, e udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, dhe hierarkë të tjerë të Kishës, përkoi me ditën e Shën Anastas Persianit, shenjtori që mbart emrin e tij dhe nderohet më 22 janar.

Mitropoliti Hirësi Joani, i cili së fundmi u kthye nga një vizitë në Athinë ku vizitoi Kryepeshkopin në spitalin “Ungjëllizimi” në Athinë, shprehu rëndësinë shpirtërore të kësaj dite dhe lidhjen e veçantë të saj me emrin e Kryepeshkopit Anastas.

“Në këtë ditë të shenjtë, kujtojmë Shën Anastas Persianin, një martir i madh i Kishës dhe simbol i durimit dhe besimit. Po ashtu, lutemi për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas, i cili e feston emrin e tij pikërisht sot. Misteri i Kryqit që përfaqësohet nga ky shenjt na kujton që përmes vuajtjes vjen shpresa dhe gëzimi,” u shpreh imzot Joan Pelushi.

Në fjalën e tij, Mitropoliti theksoi simbolikën e thellë të Kryqit, duke e përshkruar si një mister të shpirtit njerëzor dhe një udhërrëfyes drejt shpëtimit. Ai kujtoi se Kryqi, dikur shenjë poshtërimi për kriminelët dhe skllevërit në kohën romake, përmes Krishtit mori një kuptim të shenjtë dhe u bë burim gëzimi dhe shpëtimi për botën.

Kryepeshkopi Anastas, udhëheqësi shpirtëror i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ndodhet ende në një gjendje kritike shëndetësore, ndërsa lutjet dhe mbështetja për të vazhdojnë nga komuniteti ortodoks dhe më gjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:32 | 21/06/2026

Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar

Një prej nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta në prag të nisjes së tubimit, duke ngritur shqetësime për praninë e...
20:03 | 21/06/2026

Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët sipas autoriteteve kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e...
16:58 | 21/06/2026