“Mbaji në banesë”- Pastruesja zbulon tufat me 500 euro në banesat e tjera të Klosit
Zbardhet dëshmia e Rozeta Dobit, dëshmi e cila çoi në pranga zyrtaren Alda Klosi. Në dëshminë e saj Dobi ka treguar për hetuesit se ajo ka nisur punë në vitin 2018 në një banesë që ndodhet në zoonën e “Mozaikut” të Tiranës.
Dobi është shprehur se në atë kohë, ajo kur ka shkuar për të pastruar këtë banesë ka gjetur sipër krevatit të mbuluar me batanije shuma të mëdha parash.
“Nuk i numërova, por ishin shumë para. I mora ato dhe i vendosa në siratrin e komodinës që ndodhej në krevatin ku flinte Alda. Më pas e mora atë në telefon, ku i tregova edhe vendin se ku i kisha futur, ku ajo më falenderoj për veprimin”, ka deklaruar përpara hetuesve sanitarja, ku sipas saj kjo ngjarje ka ndodhur verën e vitit 2018.
Më tej ajo shton se nga kjo banesë, Alda u largua familjarisht, ku shkoi në banesën e saj të vjetër. Sipas saj në këtë banesë gjatë punës, ku ka qenë duke pastruar dollapet ka konstatuar disa kuti me euro.
Ajo është shprehur se nuk i ka numëruar, por vlerat monetare ishin shumë të mëdha. “Kam gjetur në dollape shumë të mëdha me euro, që nuk e di prejardhjen dhe nuk e di se kush i kishte sjellë, apo ku i cconte Alda këto para. Këtë konstatim e kam bërë në vitin 2021, ndërsa kutitë me euro kanë qëndruar aty deri në fund të vitit 2022”, është shprehur sanitarja, sipas të cilës prerjet ishin nga 500 deri në 20 euro.
Më tej pastruseja u ka thënë hetuesve se kur është transferuar në banesën e marrë me qira tek rruga e “Kosovarëve”, nuk ka parë shuma monetare në euro apo lekë. Ajo shton se gjatë mujit dhjetor, Klosi i ka kërkuar që të mbajë në banesën e saj shuma parash pasi kishte frike nga ish bashkshorti i saj sepse e kërcënonte.
“Pranova ta kryeja këtë veprim pasi kisha vite që punoja me të. Alda më tregoi se kasaforten e kishte futur tek dollapet. Shkova atje e mora kasafortën e futa në një çantë dhe e dërgova në shtëpinë time tek “Unaza e re”. Më shoqëroi djali, por ai nuk dinte gjë, veprimet i kam kryer e vetme. Shkova në banesë, e kasafortën e futa në dollap. Nuk kisha dijeni për shumën e parave. Të nesëmen thash t’i sistemoja paratë, ku shumën më të madhe të tyre e futa në tubin e aspirimit”‘ ka thënë përpara hetuesve Dobi.
Pas kësaj dëshmie dhe hetimeve të kryera referuar faktit që Klosi ka qenë subjekt i IlDKKPI, dhe nuk i ka deklaruar këto para, ajo u shoqerua në polici dhe u arrestua në flagrancë, për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 08:19 Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 08:12 Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
- 08:09 “Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 08:08 Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
- 08:03 Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë