English

Mbappe njofton largimin nga PSG, ekipi ku do të transferohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Telenovela Mbappe po shkon dalëngadalë drejt fundit, teksa veprimi i parë zyrtar ka ardhur nga vetë sulmuesi. Kampioni i botës i ka konfirmuar zyrtarisht presidentit Al Khelaiffi se nuk do të aprovojë rinovimin e kontratës për 1 sezon, por në verë do të ndërrojë destinacion. Këtë gjë ia ka komunikuar gjatë një takimi të zhvilluar mes palëve, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues të futbollistit.

- Advertisement -

Kjo lëvizje e tij vjen pas plot 7 sezonesh, mes shumë trofeve të fituar në kryeqytetin francez. Lajmi prej ditësh kishte qarkulluar si thashethem në media, por tanimë burime nga klubi parizien e kanë konfirmuar. Destinacioni i radhës i tij do të jetë Reali i Madridit, ndërsa nuk ka asnjë dyshim për kalimin e 25-vjeçarit në Bernabeu. Prej 2-3 sezonesh galaktikët janë vënë në gjurmët e lojtarit, madje duke bërë dhe oferta zyrtare të cilat janë refuzuar nga presidenti Al Khelaiffi, por në verë kur dhe kontrata e Mbappe përfundon, asgjë nuk do të ndryshojë.

Në këtë pikë të karrierës së lojtarit, nuk bëhet fjalë për para, pasi skuadra e tij aktuale i ka ofruar një bonus besnikërie plot 80 milionë euro dhe një pagë dyfish më e lartë. Duket se Mbappe e ka mirëmenduar këtë lëvizje, duke mos u ndikuar aspak jo vetëm nga paratë apo takimet me drejtues të skuadrës, por madje as me personazhe të politikës, të cilët shpesh e kanë mbështetur futbollistin.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×