Mbappe përplaset me Enrique, francezi i pakënaqur me rolin e tij
Marrëdhënia Mbappe-PSG vijon të jetë e krisur, e duket se gjetja e gjuhës së përbashkët është e pamundur.
Sipas mediave franceze, përplasjet tashmë kanë vijuar edhe me trajnerin Luis Enrique, me këtë të fundit i cili ka ndryshuar pozicion në fushë të sulmuesit.
24-vjecari preferon që të vendoset në të majtë të sulmit, ndërsa spanjolli e vendos në qendër, duke preferuar në vendin e tij Kolo Muani. Kaq ka mjaftuar që Mbappe të shpërthejë ndaj Luis Enriques, duke i kujtuar se nga fundi i sezonit është lojtar i lirë.
Në këtë pikë, duhet ndërhyrja e drejtuesve të skuadrës, të cilët nuk dëshirojnë që lojtari më i vlefshëm i ekipit të largohet. Presidenti Al Khelaiffi ka pohuar se Mbappe nuk do të largohet me parametra zero, por do ti ofrohet një rinovim kontrate, edhe pse arritja e marrëveshjes duket e pamundur.
Kujtojmë se Mbappe e ka shprehur dëshirën e tij për tju bashkuar Realit të Madridit, me këta të fundit që janë të gatshëm ti gjejnë një vend në formacionin titullar. Nga janari i 2024-ës, menaxheri i kampionit të botës mund të venodsë kontaktet me skuadrat e interesuara, ndërsa ofertat nuk kanë munguar as nga Arabia Saudite.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 16:42 Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit
- 16:26 Franca dhe OBSH kërkojnë mbrojtje më të madhe për fëmijët nga platformat dixhitale
- 16:22 Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë