“Mbaroi muaji i mjaltit”, gazetari nga Moska: Marrëdhëniet mes Putinit dhe Vuçiçit në një fazë të ftohtë

6 Shkurt 2026 | 21:30

Gazetari shqiptar Misha Pumo, i ftuar në një lidhje live për emisionin Balkan Talks, foli nga Moska mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, si dhe ndikimin e tyre në rajon. Sipas Pumos, marrëdhëniet mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij serb Aleksandar Vuçiç kanë hyrë në një fazë më të ftohtë, duke lënë pas “muajin e mjaltit” që mund të kishte pasur në fillim të mandatit të Vuçiç.

“Duket se tani ka një marrëdhënie më të ftohtë në nivel qeveritar mes dy vendeve. Rusia nuk heq dorë nga lidhjet historike me Serbinë dhe kishën ortodokse serbe, por në praktikë nuk kemi më afrim të ngrohtë si më parë,” tha Pumo.

Ai shtoi se deklaratat e Putin për paralele mes Kosovës dhe Krimesë janë të kuptueshme si reflektim i së drejtës së popullit për vetëvendosje, por nuk nënkuptojnë që Rusia e ka ndryshuar qëndrimin ndaj të drejtave të Serbisë në rajon.

“Është një jehonë e bisedimeve dhe një konfirmim se temat e të drejtës së popullit për vetëvendosje trajtohen de fakto pa kontestime të drejtpërdrejta,” shtoi gazetari.

Misha Pumo gjithashtu theksoi një ndryshim të dukshëm në politikën e Beogradit.

“Presidenti Vuçiç duket se po kërkon përherë e më shumë afrim me Brukselin. Vetëm dy ditë më parë kishte mbledhur grupin e punës dhe u dha porosi të qarta për një dinamikë më të përshpejtuar në këtë drejtim. Kjo mund të shihet si refleksion i krisjes së raportit me Kremlinin zyrtar”, tha Pumo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026