‘Mbështetemi nga SHBA’, Pampuri: Reflektim nga të pezulluarit, të kthehen në parti
“Kemi mbështetjen e aleatit tonë strategjik, SHBA-së”. Kështu deklaroi deputetja e PD-së Orjola Pampuri për emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania teksa komentoi zhvillimet e fundit politike në selinë blu.
“Pse duhet të zgjidhim gjërat trup më trup kur kemi ligje. Dje Eskobar bëri të qartë gjithçka. Pse duhet të vijojmë? Ku është parë që të dilet kundër asaj që një aleat kaq i rëndësishëm strategjik, si SHBA thekson. Kjo për mua për busull orientimi dhe nuk mund t’i devijoj”, u shpreh deputetja.
Sa i përket pezullimeve të fundit nga Kryesia e PD-së, deputetja tha se të pezulluarit duhet të reflektojnë dhe të kthehen në parti.
“Kjo situatë nuk është në favor të PD-së, kjo është logjike. Hap pas hapi do të kthjellohet gjithçka. Kemi nisur të rindërtojmë diçka e cila ngrihet përmes punës, përmes jo-korrupsionit, përmes figurave shumë të pastra të përfshira në PD”, përfundoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov