Mbështetësit e Dodikut protestojnë një ditë para vendimit të Gjykatës së Bosnjës
Mijëra persona u mblodhën në Banja Llukë më 25 shkurt, për të mbështetur presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, një ditë para vendimit të Gjykatës të Bosnjë e Hercegovinës. Dodik është përballur me gjykim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë.
Protesta, që zgjati pak më shumë se një orë e gjysmë, u mbajt para ndërtesës së Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, ku më vonë pritet të mbahet një seancë në të cilën deputetët do të diskutojnë mbi “informacionin për shkeljen e Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës, masat dhe detyrat për mbrojtjen e Kushtetutës”.
Protestuesit shkuan me transport të organizuar nga pjesë të tjera të entitetit të Republikës Sërpska. Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, në protestë u panë flamuj me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe flamuj të Serbisë.
Në skenën e vendosur pranë hyrjes së Asamblesë Kombëtare kishte përfaqësues të Qeverisë së Republikës Sërpska, por edhe studentë dhe njerëz nga fusha e biznesit, të cilit iu adresuan të pranishmëve.
Përveç udhëheqjes të Republikës Sërpska, ministrja për Familje, Mirëqenie dhe Demografi e Serbisë, Millica Gjurgjeviq-Stamenkovski ishte e pranishme dhe ajo iu adresua protestuesve.
Dodik iu adresua të pranishmëve dhe tha se tubimi në Banja Llukë ishte “një tubim për mbështetjen e Republikës Sërpska e jo të Millorad Dodikut”.
“Ky nuk është tubim politik, ky është një tubim i vullnetit dhe mbështetjes”, tha Dodik, i cili dy herë është futur në listën e zezë amerikane për aktivitete kundër Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit.
Ai tha se është e rëndësishme që Serbia mbështet Republikën Sërpska, dhe tregoi se një ditë më parë kishte qëndruar në Beograd ku ishte takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Dodik tha se ai do të “ruaj paqen” dhe askush nga Republika Sërpska nuk do të luftojë, duke shtuar se ky entitet e “respekton Kushtetutën e Republikës Sërpska”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?