Mbështetësit e Joe Biden nisin festën, historiani Mëhilli: Presidentit Trump nuk i pëlqen humbja
Mbështetësit e kandidatit demokrat Joe Biden kanë mbushur rrugët, ndërsa kanë nisur festa për fitoren e presidencës.
Historiani dhe pedagogu, Elidor Mëhilli, në një lidhje “live” nga Shtetet e Bashkuara i tha Euronews Albania se në Amerikë ka një lloj çlirimi, dhe mbështetësit e Biden kanë nisur festën pas thellimit të rezultatit në shtetin e Pensilvanisë.
“Ka një lloj çlirimi në SHBA. Sot është një moment që njerëzit kanë dalë në rrugë, dhe festojnë dhe është një moment feste. Ky është një vend , ku mbështetësit e Trump dhe Biden janë të shumtë në numër, dhe këto zgjedhje janë zgjedhje që ka pasur një pjesëmarrje të madhe në zgjedhje dhe kjo është një gjë e mirë për demokracinë”, tha ai.
Gjithsesi, ai thotë se republikanët nuk do të ndalojnë këtu pasi pretendojnë se ka pasur parregullsi në numërimin e votave.
Pedagogu shprehet se presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump është një personalitet, të cilit sipas tij nuk i pëlqen humbja.
“Sot ku jam unë në New York është ditë feste. Me kaq sa kemi dëgjuar deri tani mendohet se do të këtë ankesa, disa padi janë organizuar tashmë. Të gjithë ata që e njohin Trump, ky nuk është presidenti që i pëlqen humbja, por ka edhe shumë zyrtarë nga afër Biden se ky është një vend demokratik”, tha ai.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk