Mbeti i plagosur te atentati në Rinas, si është gjendja e 40-vjeçarit Muçi Shaljani

11 Nëntor 2025 | 17:22

Euronews Albania ka kontaktuar burime nga Spitali i Traumës në Tiranë për të marrë informacionet më të fundit rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurit në atentatin e Rinasit, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Sipas burimeve nga spitali, gjendja e 40-vjeçarit mbetet e rëndë, ndërsa ai është nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor.

Kujtojmë se një atentat me armë zjarri ndodhi këtë të martë rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.

Viktimë e ngjarjes mbeti Gilmando Dani, 47 vjeç, i njohur për lidhjet me Emiljano Shullazin, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri), rreth 40 vjeç.

Shaljani dhe Dani po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz S” kur ndaj tyre është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e breshërisë së plumbave, Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Shaljani ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve ndërsa dyshohet se është punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Menjëherë pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak më vonë është gjetur një automjet i djegur në fshatin Halil, që dyshohet se është përdorur prej tyre për të shpëtuar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore që lidhin Tiranën me Fushë-Krujën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit dhe për të identifikuar autorët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026